Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, është shtruar në spital këtë hënë si pasojë e një goditjeje në tru, raporton TMZ.
77 vjeçari u fotografua duke u ngarkuar në një ambulancë në Tijuana, Meksikë, me një maskë oksigjeni të lidhur në fytyrën e tij.
Sipas TMZ, Thomas u dërgua me urgjencë përtej kufirit në një spital në Chula Vista, Kaliforni, rreth orës 21:30. Thuhet ai se nuk mund të fliste me mjekët dhe duhej të shkruante simptomat e tij në një copë letër.
“Babai im po shërohet në spital”, tha më vonë vajza 57-vjeçare e Thomas, Samantha Markle për Daily Mail në një deklaratë.
“Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim. Është një travesti se sa shumë është torturuar dhe sa shumë i është dashur të kalojë falë shpërfilljes së motrës sime vitet e fundit. Kjo është e pafalshme”, vazhdoi ajo.
Thomas më parë ishte titujt kryesorë për mospjesëmarrjen në dasmën mbretërore të Meghan me Princin Harry në vitin 2018 për shkak të problemeve me zemrën.
Ndërkohë, vajza e tij Samantha ka fajësuar shumë herë Dukeshën e Sussex-it për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre. Në një status në Twitter në vitin 2018 Samantha shkruante: “Mjaft është mjaft. Vepro si një humanitare, vepro si një grua. Nëse babai ynë vdes, është mbi ty, Meg!”.
Sipas mediave të huaja, për shkak të problemeve shëndetësore, Thomas nuk do të marrë pjesë në Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër javën e ardhshme, siç thuhet se kishte planifikuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al