Arbenita Ismajlit iu desh që të përballej me emocione të forta, sepse ditën që u bë nënë për herë të parë, modelja humbi të atin nga Covid-19.
Lajmin e trishtë e ndau fillimisht motra e saj, Almedina, me ndjekësit në rrjete sociale e më pas erdhi edhe reagimi i Arbenitës.
Ajo postoi në Instastory një foto të vjetër bardh e zi të të ndjerit, krah së cilës shkruante:
“U prehsh në paqe babi im. Zoti e bekoftë me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time, gjithmonë!
Ju lutem të gjithëve, tregojuni sa shumë i doni njerëzit tuaj të dashur dhe gjithmonë përqafojini, kurrë nuk do ta dini se kur do të ikin…”.
Ndonëse i duhet të përkushtohet ndaj vajzës që solli në jetë, dhimbja për modelen e njohur është shumë e madhe, prandaj ditën e djeshme ajo ndau disa imazhe të tjera të babait.
“Babi”, shkroi ajo krahas tyre, shoqëruar me emojin e një fytyre me sy me lot, si dhe me zemër të thyer.
Arbenita dhe Fero realizuan dje edhe setin e parë fotografik të Nina-s, vajzës së tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al