Ndërsa “Sean Diddy Combs” u arrestua muajin e kaluar me akuzat si shantazh, përdhunim dhe trafikim seksual vajzat e tij binjake festojnë kthimin e tyre në shtëpi pas mbarimit të shkollës.
Jessie dhe D’Lila, 17 vjeçe, postuan një fotografi në Instagram të veshura me fustane dhe taka ngjyrë portokalli, duke shënuar në mbishkrimin e postimit: “HOCO ’24 #senioryear.”
Ato ndanë gjithashtu përgatitjet për këtë ngjarje festive.
Tani, për ato po kujdeset një mikeshë e nënës së tyre të ndjerë, Kim Porter, e quajtur Lala, e cila ka ndihmuar në menaxhimin e jetës së tyre.
Ndërkohë, djemtë e Diddyt, Quincy, Justin dhe Christian, janë në New York për të mbështetur babain e tyre në procedurat ligjore.
Kim Porter, e cila kishte një marrëdhënie të gjatë me Diddy, vdiq në vitin 2018. Vajzat janë në shkollë në Los Angeles, e ndërsa Lala kujdeset për to.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al