1 Shkurt, 2024

“Babai im vdekur vetëm për një aspirinë”- Banori i “Big Brother VIP” rrëfen pengun e madh që i ka ngelur: Do doja të kthehesha 9 muaj mbrapa…


Banori i “Big Brother VIP”, Fatjon Kuqari së fundmi ka rrëfyer pengun më të madh që i ka ngelur në jetë.

Ai tregoi se babai tij ka vdekur vetëm për një aspirinë për të holluar gjakun, ndërsa u shpreh që do të donte të kthehej pas në kohë ta dërgonte të atin në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.

Do të dua që të kthehem 9 muaj mbrapa sepse babai im ka ikur nga kjo jetë vetëm për një aspirinë, që do të thotë vetëm për një trashje gjaku. Doja të kthehesha 9 muaj mbrapa dhe minimalisht ti bëja… sepse ai edhe për gripin nuk pinte kurrë ilaqe dhe gjithmonë unë bëja debate me të. Do të doja të kthesha 9 muaj mbrapa dhe ta merja me zor që ti bëja analiza dhe të gjitha, ti jepja atë aspirinën dhe ai të ishte këtu mes nesh. Realisht ai ishte shumë i fortë, një orë para se të vdiste po flisja në kamer dhe ishte shumë mirë, në rregull dhe çdo gjë”– u shpreh Fationi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al