20 Nëntor, 2017

Ballist Morina baba për herë të tretë, vjen në jetë djali me emrin e veçantë kombëtar


Ballist Morina që ngriti dronin me simbolet kombëtare në Beograd në mes të ndeshjes me Serbinë vazhdon të jetë akoma në burg, por ka marrë një lajm të lumtur sa i takon familjes dhe jetës së tij private.

Sipas Opinion.al, ai është bërë baba për herë të tretë, të cilit ia kanë vendosur emrin Flamur, në nder të simbolit kombëtar dhe në emër të veprimit që ia bëri gjatë ndeshjes, gjë për  të cilën sot është pas hekurave në Dubrovnik të Kroacisë.

Në pritje për një urdhër ekstradimi në Serbi, ai e mori i pari lajmin e gëzueshëm se është bërë me djalë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al