9 Shkurt, 2022

“Banjo, dollap, momente…’/ Jennifer Lopez rrëfen “arratisjet” e ëmbla në cepet e shtëpisë për të kaluar momente private me Ben Affleck


Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka folur përsëri rreth romancës së saj me Ben Affleck.

Kësaj here në një intervistë në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ajo tregoi se ku i kalon momentet private me partnerin e saj Ben Affleck, larg 5 fëmijëve.

jlo-ben

Gjatë bisedës Jlo shprehet se çifti “arratisen” kudo nëpër ambientet e shtëpisë, për të biseduar dhe për të kaluar kohë vetëm.

Banjo, dollap. Momente private. Për të pasur biseda, për të bërë gjëra”, tregoi këngëtarja.


looez

Për sa i përkthet rikthimit me Affleck pas shumë kohësh të ndarë, aktorja shprehu:

Unë nuk mendoj se dikush ishte më i befasuar se ne. Nuk mund ta imagjinonim kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte. Është një gjë e bukur
1339522368

Këngëtarja ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, Mark Anthony, ndërsa Ben Affleck dhe ish-gruaja e tij Jennifer Garner, janë prindër të tre fëmijëve.

Së fundmi, ajo ka pozuar edhe për kopertinën e revistës “Rolling Stone” ku gjithashtu ka folur për jetën e saj ku ka prekur edhe marrëdhënien me aktorin, Ben Affleck.

jlo-6E pyetur rreth marrëdhënies së saj me Ben Affleck, artistja ka treguar se nuk dëshironte të fliste shumë për këtë temë.

“Nuk do të flas shumë për këtë. Jemi rritur të dy. Ne jemi të njëjtë, dhe të ndryshëm. Dhe kjo është ajo që është e bukur”, tha ajo për publikimin. “Të kesh një shans të dytë për dashurinë e vërtetë … po. Siç thashë, mësuam shumë. Ne e dimë se çfarë është e vërtetë, çfarë nuk është e vërtetë. Pra, është thjesht loja ka ndryshuar”.

JLO-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al