4 Shkurt, 2021

Bashkë me Shkëlzen Berishën për më shumë se dhjetë vite, Armina Mevlani: Dua të ngel shtatzënë, por nuk e di nëse…


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e nisën romancën e tyre në 2012-ën dhe që prej asaj kohe kanë krijuar kujtime pafund me njëri-tjetrin.

armina mevlani shkelzen berisha (1)

Blogerja e njohur vendosi të bënte një bisedë virtuale me ndjekësit e saj sot, ku duhet të tregonte çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo për të.

armina mevlani shkëlzen berisha (11)

Njëra prej ndjekëseve i tha se gjoksin nuk e kishte natyral, por Armina iu përgjigj duke shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje as në gjoks, as diku tjetër.

armina mevlani shkelzen berisha (2)

Lidhja e gjatë dhe e bukur me djalin e ish-Kryeministrit të Shqipërisë, bëri që ndjekësit të thonin se ajo dëshiron të krijojë familje, ndoshta vitin tjetër.

armina-mevlani-shkelzen-berisha

Për këtë, Armina shkruajti:

Unë i dua fëmijët! Unë dëshiroj gjithashtu, por kur të vendosë Zoti. Nuk e di nëse këtë vit apo vitin tjetër”.

armina mevlani shkelzen berisha (3)

Një tjetër shkruante se ajo nuk është e pasur, por e bën media të tillë.

armina mevlani shkelzen berisha

Për këtë, Armina u përgjigj “e vërtetë” dhe shtoi:

Nuk jam e pasur materialisht (sepse të jesh i pasur është fjalë e madhe), por jam shumë në brendësi dhe e mbushur me njerëz që më duan, Kjo është të jesh i pasur.

Jetoj një jetë të mirë, por jam ende duke u munduar të krijoj gjërat të miat dhe po punoj çdo ditë për t’i arritur. Dua që një ditë të jem e suksesshme mjaftueshëm sa të ndihmoj njerëz në nevojë aq shumë.

Ëndrra ime dhe ajo që do më bënte të lumtur në ditët e pleqërisë është  të kthej kokën pas dhe të shoh sa jetë kam zbukuruar duke ndihmuar”.

armina mevlani shkelzen berisha (4)

Shkëlzeni është baba i dy fëmijëve, Mejdinës dhe Lajdonit, me të cilët blogerja ka marrëdhënie shumë të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al