Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shkojnë hap pas hapi drejt konsolidimit të marrëdhënies së tyre.
Dyshja kanë hedhur një hap të rëndësishëm, siç është ai i zhvendosjes së aktores 51-vjeçare në shtëpinë e Affleck, raporton “Daily Mail”.
Jennifer u fotografua pak ditë më parë në një shkollë në Los Angeles, ku pritet që do të regjistrojë fëmijët e saj binjakë.
Së fundi, Ben Affleck është fotografuar duke kaluar kohë me nënën e Jennifer, ndërsa po xhironte në një kazino në Las Vegas të mërkurën.
Aktori 48-vjeçar dhe Guadalupe Rodríguez u fotografuan së bashku në Vegas, Affleck po xhiron dhe drejton një projekt të ri.
Kamera dhe rojet e sigurisë rrethuan çiftin ndërsa nëna 75-vjeçare e Lopez, po fliste me entuziazëm me Affleck. Nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri.
Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime, por duket se nuk ishte nevoja që ajo të ishte e pranishme pasi marrëdhënia dhëndër dhe vjehrrë në këtë rast po shkon për mrekulli.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al