16 Qershor, 2021

Bashkëshortja e Justin Timberlake flet për herë të parë për “djalin sekret” që solli në jetë


Jessica Biel ka thyer heshtjen për lindjen “sekrete” të djalit të saj dhe Justin Timberlake, Phineas, vitin e kaluar në mes të pandemisë së Covid-19.

jessica biel justin timberlake (3)

Në podcastin “Armchair Expert”, Biel tha se ajo dhe Justin Timberlake nuk kishin ndërmend ta mbanin gjithçka kaq të fshehtë në fillim, shkruan “People”.

Duke bërë shaka se patën “një fëmijë të fshehtë Covid“, aktorja tha se ishte thjesht mënyra si ndikoi pandemia që e bëri ardhjen e Phineas aq diskrete.

jessica biel justin timberlake (4)

“Nuk është se duhej të ishte një sekret. Ishte thjesht Covid-19 dhe pastaj shkova në Montana me familjen time dhe qëndrova atje”,- shpjegoi ajo.

Ajo tregoi se kur ishte gati të hynte në lindje, për shkak të kufizimeve nuk ishte e sigurt nëse Timberlake do të lejohej në dhomë.

jessica biel justin timberlake (5)

Kishte një moment që askush nuk lejohej të të shoqëronte dhe unë vërtet po nervozohesha për atë situatë. Por po, ai u lejua. Mendoj se nëse do të duhej të isha vetëm atje, do të kishte qenë e tmerrshme. Unë do të kisha qenë vërtet e frikësuar.”

Në korrik, lajmi se Biel dhe Timberlake kishin mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, u bë publik.

jessica biel justin timberlake (2)

Ndërsa fëmijët vazhdojnë të rriten, Biel tha se ajo dhe Justin shpresojnë që të mos ndjekin hapat e tyre në botën e argëtimit.

Unë i shikoj këta fëmijë dhe mendoj ‘Mos ndoshta do të bëhen muzikantë? Çfarë do të bëjmë? Të mos i lëmë të luajnë në piano ose të marrin mësime kantoje nëse ky është pasioni i tyre?’

jessica biel justin timberlake (1)

Por unë nuk dua të jem ai prind që mbys ëndrra. Nëse fëmijët e mi do të kishin një pasion, do t’i mbështesja, qoftë nëse do dëshironin të ishin inxhinierë ose diçka tjetër,”- tha partnerja e këngëtarit.

jessica biel justin timberlake (6)

Jessica dhe Justin u bënë prindër për herë të parë para gjashtë vitesh, kur në jetë erdhi Silas, i cili prej një viti duket se po e shijon shumë rolin e vëllait të madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al