14 Dhjetor, 2020

Bashkëshortja e Sinan Hoxhës zbulon se është në pritje të ëmbël për herë të dytë! Ja gjinia e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti


Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani, ka zbuluar se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

andrra destani sinan hoxha (7)

Lajmin e bukur e dha ajo vetë, teksa publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me barkun e rrumbullakosur.

andrra destani sinan hoxha (4)

Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekondë të jetës, të presim me padurim!”, shkroi ajo krahas tyre.

andrra destani sinan hoxha (12)

Bukuroshja kishte zgjedhur që për këtë set të veçantë fotografik të vishte një fustan të bardhë.

andrra destani sinan hoxha (6)

Përveç lajmit për shtatzëninë, Andrra zbuloi edhe se së shpejti në jetë do të vijë një djalë.

andrra destani sinan hoxha (1)

Kështu, djali i tyre i parë, Ansi, do të bëhet me një vëlla të vogël.

andrra destani sinan hoxha (9)

Kjo ishte edhe dëshira e të voglit për këtë fundvit, e cila më në fund iu realizua.

andrra destani sinan hoxha (2)

Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohimi i lutjeve të Ansit! Falënderuese pafund Zotit, për dhuratën më të bukur të Ansit, një vëlla… Një përkëdhelje e ëmbël për Ansin po vjen…”, shkroi po ashtu partnerja e këngëtarit të njohur shqiptar.

andrra destani sinan hoxha (11) andrra destani sinan hoxha (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al