10 Mars, 2022

Batutat e Beatrix Ramosajt në protestë, ja reagimi i këngëtares


Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ndërsa ishte brenda shtëpisë së Big Brother, përveç lidhjes me aktorin Donald Veshaj, është komentuar gjithashtu edhe për shumë momente të tjera.

Një ndër këto momente është edhe fraza e njohur “qysh thuhet bukur n’shqip” e thënë nga ajo gjatë qëndrimi të saj në shtëpi.

Menjëherë videoja e saj teksa thotë këtë fjali u ripostua në shumë rrjetet sociale, Instagram dhe Tik-Tok, ku ndjekësit bënë shumë komente.

Por, së fundmi batuta e Ramosajt është parë edhe në portestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në Instastory një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet:

“Si i thuhet në shqip: Ul taksat”

Megjithatë, ajo e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilë është një emoji duke qeshur.

Kujtojmë se pas daljes nga BBVIP, këngëtarja postoi një ku ironizonte  frazën “qysh thuhet bukur në shqip.

 “Mbrem ka qene nje nate ehmm… si i thon” bukur” n’shqip?”, shkroi ajo.

Shkrimi i saj që ironizon kritikuesit ka marrë shumë reagime nga ndjekësit e saj të cilët e kanë kuptuar se ka qenë “diss” kundrejt atyre që e kanë komentuar këtë “gafë” të saj.

Kjo nuk ishte hera e parë që këngëtarja bën ironi të tilla pasi ka dalë nga shtëpia. Në një tjetër postim të bërë gjithashtu në Instagramin e saj, ajo ka shkruar fjalën “jeta” të cilën e thoshte shpesh brenda shtëpisë.

“Me mbushet me dashuri, jetaaa ??
E keni degjuar ‘Faj’ akoma?”

Edhe fraza “jeta” është përmendur shpesh në rrjet në formë humori nga ndjekësit.

Ndërsa ishte brenda shtëpisë së Big Brother ka dhuruar edhe shumë momente të tjera gjithashtu shumë të komentuara.

Veçojmë këtu deklaratën e saj gjatë një bashkëbisedimi me banorët ku tha se është “e dashuruar” me këmbët e saj. Ajo iu drejtua mamit të saj, Antigone Ramosaj, duke e falënderuar për këmbët, ndërsa shtoi se “gjoksin nuk ia dha’, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.

Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj dhe i shpreh “dashurinë”: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”.

Një tjetër moment që është bërë viral në rrjetet sociale është momenti kur këngëtarja harroi prezencën e kamerave dhe doli topless teksa po ndërrohej.

Ndërsa disa banoret e tjera po bënin grimin, këngëtarja po vishte një fustan ngjyrë jeshil por ka harruar kamerat dhe është zhveshur aty. Momenti sigurisht nuk iu ka shpëtuar ndjekësve të cilët ruajtën menjëherë pamjet.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al