12 Dhjetor, 2017

BE gati projektin për 5G-në, ja kur do jenë gati rrjetet e para


Ministrat Evropian miratuan ditën e sotme një axhendë për implementimin e teknologjisë 5G në mbarë Evropën. Axhenda do të ofrojë konsensus lidhur me harmonizimin e bandave 5G dhe mënyrën sesi do të alokohen tek operatorët europianë. Gjatë një takimi të profilit të lartë në kryeqytetin Estonez Tallin, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutuan për planet e implementimit të rrjeteve 5G në Evropë deri më 2025-ën. “Deri më 2025-ën duam të shohim prezencën e 5G-së në qytetet e mëdha dhe pikat kryesore të transportit në çdo vend europian. Rrjetet 5G janë një domosdoshmëri që do të ndihmojnë qytetarët europian të përballojnë sasitë e larta të informacionit,” shprehej ministri estonez për Sipërmarrjen dhe Teknologjinë e Informacionit Urve Palo.

Sipas tij, 5G-ja është një hap shumë i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomive europiane në dekadën e ardhshme. “Evropa dixhitale është një prioritet për ne dhe një shoqëri dixhitale nuk mund të krijohet pa rrjetet 5G,” vijoi Ai. Ndërsa takim i ministrave është një hap pozitiv, ca analistë dhe profesionistë të industrisë ngrenë dyshime nëse Evropa do ti sigurojë resurset e duhura implementimit të 5G-së. /PCWorld Albanian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al