Beatrix dhe Donald i dhanë fund lidhjes së tyre, por kurioziteti i ndjekësve për këtë dyshe vetëm sa është rritur.
Sytë e të gjithëve janë në ndjekje të dy ish-banorëve të “Big Brother”, që tashmë janë në rrugë të ndarë.
Gjatë ditës së djeshme, Donaldi ka vizituar Kosovën për të dërguar portretin e Adem Jasharit në Prekaz, ku është takuar edhe me Bekim Jasharin, i biri i heroit Hamëz Jasharit.
Ai dhe vëllai i tij, Romeo, kanë kaluar shumë kohë së bashku që nga dalja e tij nga “BBV”, dhe para disa ditësh kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për disa ditë pushimesh.
Nga ana tjetër, edhe Beatrix ka publikuar në “Instastory” një fotografi nga avioni ku duket se do të fillojë disa pushime të tjera, pas atyre që kaloi në Dubai së fundmi.
Këngëtarja nuk e ka bërë të ditur destinacionin, duke i lënë ndjekësit të aludojnë për vende të ndryshme që ajo mund të ketë zgjedhur. Ishte pikërisht udhëtimi i saj në Dubai, që çoi në ndarjen nga Donaldi.
Me të dalë nga “Big Brother”, finalisti ka mësuar për udhëtimin e së dashurës së tij në ditë të vështira për ata të dy. Me të mësuar për udhëtimin e partneres së tij në Dubai, bëhet me dije se aktori nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë lajm.
Ashtu si kishte deklaruar brenda shtëpisë, nëse ajo do të ishte larguar nga Shqipëria, ai nuk do t’ia falte. Dhe ashtu ndodhi. Xhelozia ka sjellë fundin e marrëdhënies vetëm 24 orë pasi ishte mbyllur loja e “Big Brother”.
Me gjithë insistimin e Beatrix dhe shpjegimin e situatës, duket se vendimi për t’u ndarë ka qenë përfundimtar. Kujtojmë se xhelozia e Donaldit ka qenë shkaku edhe i ndarjes nga moderatorja Bora Zemani.
Pas debatit ditën e shtunë, Beatrix ka pritur për një tjetër bisedë me partnerin e saj dhe vendi ideal do të ishte festa e organizuar. Por gjërat nuk kanë shkuar si duhet edhe në mbrëmjen festive. Këngëtarja ka shkuar me vonesë në event dhe ka qenë e shoqëruar nga vëllai i saj.
Aty ajo është ndeshur me Donaldin, i cili nuk i ka folur, duke vulosur kështu vendimin e tij. Ky gjest ka bërë që ajo të braktisë menjëherë festën, ndërsa Donaldi vijoi të festojë deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që ra në sy ishte edhe fakti që aktori u ngjit në skenë, duke interpretuar këngën që i ka dedikuar muaj më parë Borës.
Të nesërmen, këngëtarja konfirmoi ndarjen përmes një statusi në “Instagram”, Beatrix i ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre.
Madje, Donaldi stampoi një bluzë me foton e tyre dhe këtë fjali krah saj kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Ja tek e keni, e rregullova”, shkruan ajo,- pra “histori false”, shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra, jo i vërtetë. Postimi ishte lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.
Përpos kësaj, ajo hoqi nga “Instagrami” të dy vëllezërit Veshaj duke konfirmuar ndarjen përfundimtare. Që prej asaj dite, dyshja ka shkëputur çdo kontakt, duke vijuar në rrugë të ndara.
Me sa duket kjo ndarje ka ndikuar te Beatrix, e cila ka vendosur të largohet përsëri nga Shqipëria, këtë herë për të mbledhur energjitë nga një ndarje jo dhe aq e lehtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al