2 Maj, 2022

Beatrix Ramosaj “kërcënon” hapur, me kë e ka këngëtarja


Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Që pas ndarjes nga aktori i humorit, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së BBV, postimet e tyre në rrjetet sociale janë komentuar shumë nga fansat si deklarata apo kunja drejt njëri-tjetrit.

Beatrix Ramosaj është sërish në qendër të vëmendjes me postimin e fundit, ku krahas disa fotove ku duket mjaft e buzëqeshur shkruan:

“Unë kam screenshots”, shoqëruar me një emoji të qeshur.

Ajo nuk ka treguar se drejt kujt shkon ky “kërcënim”, por fansat e saj kanë reaguar menjëherë përmes komenteve, duke e lidhur deklaratën e saj me Donald Veshajn.


Historia e dashurisë së Donaldit dhe Beatrix filloi brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’. Lidhja e tyre u komentua gjerë e gjatë për faktin se u quajt si tradhti ndaj moderatores, Bora Zemani nga ana e Donaldit. Mirëpo, ashtu siç filloi vrullshëm romanca e tyre, e tillë përfundoi duke mos zgjatur pas mbarimit të formatit.

Këngëtarja në një video të postuar pak ditë më parë, foli edhe për bullizmin online që i është bërë këto muaj, duke ndërgjegjësuar shumë njerëz dhe ka marrë mbështetjen e shumë figurave publike. (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al