Ndonëse ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe muzikë, Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive.
Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, u duk se këngëtarja vendosi të tërhiqej nga televizioni duke refuzuar ftesat për të dalë në emisione. Por, sonte ajo do rikthehet në televizion pasi do jetë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet se është bërë gati për mbrëmjen duke shkruar “Sonte”.
Beatrix që pasi lajmëroi ndarjen nga Donald Veshaj nuk ka folur më drejtpërdrejt rreth sja, megjithatë në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram pak javë më parë ajo shkruante se është e lumtur dhe mirënjohëse për shumë gjëra ndonëse disa i kanë dhënë një ndjenjë parehatie. “Por kjo nuk më ndalon të eci para”– shkruante Beatrix.
Dikush e pyeti këngëtaren se çfarë e motivon më shumë këto kohë referuar ndarjes dhe ajo thotë se ka gjetur forcë tek njerëzit që do dhe e duan. “Gjej forcë dhe motivim te njerëzit që dua dhe më duan e mbrojnë. Doja të falenderoja gjithë fansat që më duan, dëgjojnë këngët e mia, më shpërndajnë postimet dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të kërkoja për fansa më të mirë. Më motivoni dhe ju dua çdo ditë e më shumë.“-shkruante ajo.
A ka një mundësi rikthimi me Donaldin ose ish-at? Kështu mund të përkthehet pyetja e një ndjekëseje që shkruante: “Na tregon pak si e mbyll portën? Thjesht e përplas apo e mbyll me çelës?” Dhe Beatrix është përgjigjur: “Me çelës dhe e rrotulloj dy herë që të sigurohem që është mbyllur”, duke nënkuptuar se nuk ka rikthime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al