31 Gusht, 2017

Bebe Rexha feston ditëlindjen. Urimi i Era Metës do t’ju surprizojë!


Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Mes shumë urimesh nga të afërm e miq, nuk ka munguar edhe ai i kushërirës së saj të vogël, Era Metës. Era, vajza e presidentit Ilir Meta dhe Bebe Rexha kanë një lidhje shumë të veçantë shkruan blitz.al.

Madje Era e ka shoqëruar Beben edhe gjatë vizitës së saj në Shqipëri pak javë më parë. Era ka publikuar në Instagram një foto me këngëtaren ku përbri saj shkruan se ndjehet shumë e bekuar që e ka atë në jetën e saj. Mes të tjerash ajo i thotë se nuk është fiksuar me të tani që është e famshme, por qëkur ishte 5 vjeç. Vogëlushja e familjes Meta thotë se  Bebe është një inspirim dhe si një motër e madhe për të. Sigurisht që ky është një urim shumë i veçantë, i cili flet shumë për lidhjen mes tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al