16 Prill, 2022

Bebe Rexha flet për periudhat e vështira të jetës së saj: Përdor antidepresantë


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi u rikthye me një rrëfim.

Ajo zhvilloi një bisedë me pyetje-përgjigje në rrjetin social Twitter me ndjekësit e saj.

Bebe është treguar gjithnjë e hapur për të luftuar paragjykimet që qarkullojnë rreth pamjes fizike dhe shpesh ka publikuar foto me bikini apo të paedituara duke inkurajuar vajzat të duan veten siç janë. Ajo shpesh ka publikuar video apo foto ku dukej në gjendje të rënduar emocionale, dhe një nga ndjekësit e pyeti këngëtaren në lidhje me këto periudha të jetës së saj.

“Çfarë të mban të motivuar kur je në rënie?”- pyet ndjekësi.

Ndërkohë Bebe Rexha përgjigjet se ajo çafrë e mban të motivuar është “antidepresanti.”

Në një video që ndau në TikTok pak muaj më parë ajo foli për peshën e saj trupore dhe arsyen pse është distancuar nga rrjetet sociale.

“Janë festat e fundvitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur”, e nis videon Bebe teksa shfaqet pa makeup. Më pas, këngëtarja foli për sikletin që ndjen teksa shprehet se është peshuar gjatë gjithë vitit që po lëmë pas. Ajo shprehet se asnjëherë nuk ka shtuar kaq shumë sa tani.

Megjithatë, 32-vjeçarja publikoi për fansat e saj në TikTok një tjetër video, duke u treguar atyre gjithë dashurinë e saj.

E veshur me një këmishë rozë dhe me një pamje të kuruar, Bebe Rexha shprehet në video: “Çkemi, ka kaluar një kohë e gjatëdhe thjeshtë doja t’ju thoja: Përshëndetje dhe jam ende gjallë dhe jam këtu. Ju dua”.

Artistja me origjinë shqiptare ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2021 me publikimin e albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” – i cili u prit mirë nga fansat.

Në dhjetor ajo publikoi në rrjetin social Tëitter disa fotografi nga një studio muzikore në Neë York, duke dhënë indikacione te fansat se mund të jetë duke punuar në albumin e tretë të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al