Ishin aq të shumtë personazhet e ftuar mbrëmë, në 20 vjetorin e emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, sa ishte e pamundur t’i shquaje të gjithë. Edhe pse mbrëmë na shpëtoi nga syri ta shihnim në transmetimin live të emisionit, sot teksa pam fotot evidentuam detajin veçantë që vjen nga Ilva Tare dhe barku i saj në muajin e nëntë në pritje të bebit.
Edhe pse do të ishte e justifikueshme një mungesë e mundshme, Ilva ka preferuar të shkojë me barkun e rrumbullakosur dhe sigurisht e vetmja që nuk ka veshur taka për shkak të gjendjes së saj.
Me një fustan të gjatë me nuanca grije dhe ngjyrë mjalti, shapka për të qenë sa më rehat dhe me look-un që përherë e karakterizon, moderatorja shfaqet mjaft mirë. Përballë saj ndodhet një tjetër grua shtatzënë, po e patëm të vështirë ta identifikonim se kush ishte. Kuptohet se cila duhet të ketë qenë tema e bisedës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al