8 Tetor, 2017

Befasitë e “Zhurma Show”; Morena i nxori në shesh të gjitha, Shkurte Gashi zbuloi të dashurin sekret milioner


Të hënën mbrëma u mbajt në Kosovë edicioni i 13-të i “Zhurma Video Music Awards” në “Sheshin 21”. Prezantuesja e këtij edicioni, që tërhoqi shumë publik, ishte Big Mama, ndërsa triumfuesi më i madh ishte Ardian Bujupi, i cili rrëmbeu edhe çmimin kryesor mes çmimeve me rëndësi të fituara nga artistë si Ledri Vula, Capital T e Mihrije Braha.

Në “Zhurma Show” tërhoqi vëmendjen rikthimi në ekranin e RTV21 i Labinot Gashit, i cili i dha kupën e “Best Folk” Shkurte Gashit. Por ky mund të quhej dhe befasia apo momenti kulminant i show-t, pasi këngëtarja e njohur theu heshtjen duke ia dedikuar kupën të dashurit sekret milioner.

Sipas mediave të Kosovës, bëhet fjalë për Selim Destanin, vëllain e aktorit të njohur Blerim Destani. Sipas tyre, në momentin që Shkurta u ngjit në skenë, ra në sy për fustanin te pjesa e barkut, çfarë i ka shtuar dyshimet se ajo është në pritjen të ëmbël.

Ndërkohë burime të afërta të çiftit thonë se ata kanë lidhur kurorë dhe se Selimi (i cili ka 5 fëmijë nga martesa e parë) i ka blerë Shkurtes një shtëpi luksoze në Dusseldorf të Gjermanisë, ku ai jeton prej vitesh. Ndërkaq, një tjetër moment që mori vëmendje në këtë edicion të “Zhurma Show” ishte dalja në skenë e këngëtares Morena Taraku, e konsideruar një nga femrat shqiptare më seksi. Ajo kishte veshur një fustan transparent të punuar nga Blerina Kllokoqi Rugova, ku luhej me pjesët intime. Morena, e cila në këtë ceremoni fitoi çmimin “Best Female” për këngën e saj “Inat”, mbërriti e vetme në ceremoni me një makinë luksoze.

Fituesit e vitit në “Zhurma Show 2017”

“Best BALADA”: Mihrije Braha “Si cigaren e fundit më fike”

“Best INTERPRET”: Gena “Ma dhe dashninë”

“Best FOLK”: Shkurte Gashi “Do të mbijetoj”

“Çmimi POPULLORE”: Hysni Klinaku “Ku është lumturia”

“Best COUPLE: Zana Zhaveli & Neki Emra

“Çmimi i TELEVIZIONIT për femra”: Gresa Behluli “I jemi”

“Çmimi i TELEVIZIONIT për meshkuj”: Dosti “Baby çka u bo”

“Best ROCK”: Naser Berisha “Engjujt”

“Best POP”: DANCE Dalool ft. Ardian Bujupi “Të du krejt”

Best RnB Fjolla Morina – Vet ke met

Best HIP HOP Duda ft. Noizy – That fire

Best FEMALE Morena Taraku – Inat

Best MALE Ardian Bujupi – Te du krejt

Best COLLAB Ardian Bujupi ft. Capital T – Andiamo

Çmimi i NDERIT Haki Misini MAK

Çmimi INTERNETIT Mixey ft Capital T – Hatixhe

Best SONG 2017 Ledri Vula ft. Young Zerka – Nona

Best VIDEO 2017 Ardian Bujupi ft. Capital T – Andiamo

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al