1 Tetor, 2017

Befason Floriana: Pse vendosa të largohem dhe jeta ime me Enisin, punoj në zyrat e tij


Duhet të jetë menduar ca për të marrë sërish vendimin e një jete të re. E pikërisht këtu duket se qëndron forca e Floriana Garos, tek grinta dhe përgjegjësia për t’ia nisur sërish, gjithnjë në kërkim të më së mirës. Forca e saj gjithashtu qëndron tek bukuria, e në fakt e pranojmë se kjo bukuri shqiptare do t’i mungojë ekranit.

Po si është jeta e re e Florianës? A ja vlejti të braktiste jetën e suksesshme për dashurinë? Në një rrëfim për sinqertë për programin “Lart e poshtë”, Garo kë treguar gjithçka në detaje.screenshot-www.youtube.com-2017-10-01-09-32-06-661

“Kam ikur me keqardhje për emisioin që po e lija dhe atë “beben” time që po e krijoja me aq dashuri. E kam ndjekur emisionin e ri, mban të njëjtin emër por nuk më është dukur i njëjti emision. Nuk është e thjeshtë, mua më është dashur t’ia nis shpeshherë nga e para. Në fillim ika nga Durrësi në North Dakota, nga North Dakota në New York, nga New York në Tiranë e kështu me radhë, por unë kam një aftësi për t’u përshtatur dhe këtë do t’ja sugjeroja çdokujt që do të ndjekë zemrën. Karriera është e rëndësishme por dashuria pak më shumë”, ka thënë ajo.

Më tej Floriana tregon se si kanë qenë fillimet e të dyve e si është marrëdhënia e tyre sot, që jetojnë bashkë në një shtëpi të ngrohtë.

“Fillimet tona kanë qenë në Portofino në Itali, por pjesën tjetër do doja ta mbaja shumë private pasi është mes nesh, romatike dhe shumë bukur. Ajo që nuk më pëlqen është që Enisi punon shumë, kur jemi takuar kemi qenë pushim edhe të dedikuar 100 % tek njëri-tjetri, kurse tani më duhet përshtatem pak me faktin që jam pak më në hije derisa ta rimarrë veten edhe në aspketin e karrierës. Nuk e kam atë vëmendjen 100 % tani. Shtëpia jonë është diçka e ngrohtë, e këndshme dhe shumë e rehatshme për ne të dy dhe për familjen që do të krijojmë. është një shtëpi e momentit dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat më pas megjithatë ndihemi shumë të lumtur aty”.

Po si është dita e Florianës në shtetin e huaj, në qytetin e ri? A është ajo amvisë e mirë?

“Jo nuk jam e tillë. Do doja të isha por nuk më pëlqen të gatuaj, ka shumë gra që e shijojnë por unë nuk jam një ndër to. Më pëlqen rregulli dhe pastërtia dhe me diçka ndihmoj në shtëpi. Por dita ime është aktive. Unë sapo kam shkuar, kam vendosur të hyj në kurs frengjishteje. Gjenevozet flasin edhe anglisht, por unë doja t’i kuptoja 100% dhe jam kthyer në një lloj studenteje. Shkoj dhe punoj tek zyra e Enisit. Tani po e ndihmojë në zyrat e departamentit dhe PR t’i bëjë një marketing më të mirë zyrës së tij. Unë jam pak më vete jo tamam tek zyrat e tij. Ai e ka të ndarë pjesën e zyrës së avokatisë por ka krijuar edhe një “biznes center” dhe unë punoj pikërisht në këtë zyrë. Nuk e kam shef tamam por më jep mundësinë për ta takuar qoftë edhe për një kafe të shpejtë”.

Ndërkohe me sa kuptojmë nga fjalët e Florianës, një dasmë e një bebe nuk do të vonojnë…

“Unë i bëj gjërat siç i ndjej pa planifikime. Marrëdhëien time kam dashur ta ruaj për më tepër kur nuk ishte e zyrtarizuar edhe pse e konsoliduar. është mirë që kur ndan diçka me ndjekësit e tu të jetë diçka e pjekur dhe e mirëmenduar. Martesa do të jetë diçka spontane. Ai ka dëshirë një ceremoni edhe unë po ashtu. Nuk dua diçka shumë publike. Kam parë që martesat e personazheve janë bërë shumë publike. E kam dëgjuar shumë shpesh lajmin e shtatazënisë. Kjo tregon që nuk po kujdesem shumë për trupin tim por kam patur aq shumë gjëra për të bërë sa duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit. Eshtë në planet e mia dhe do ta ndaj kur të jem gati. Nuk dua një fëmijë dua dy ose tre, por kjo do të jetë në varësi të fatit, Zotit, edhe dëshirës sonë. Do doja një familje të shëndetshme, ashtu siç e kam patur dhe e kam.” /Who/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al