Ish-zonja e parë e Frances, Carla Bruni ka befasuar me dekaratat e saj dhënë për mediat italiane, teksa e quan seksin me burrin e saj “fantastik” dhe të çmendur.
Deklaratat i ka bërë gjatë promovimit të albumit e saj të ri “French Touch” në Itali, por u ndal gjatë në raportin e saj me ish-Presidentit francez, Nicolas Sarkozy.
“Jam ende e tërhequr pas tim shoqi dhe mendoj se edhe ai pas meje, edhe pse kemi mbi dhjetë vjet bashkë. Në një martesë duhet të ndjesë si dëshirë miqësie edhe dashurie për partnerin. Kur jetonim në Eliseo mundohesha të darkoja me të sa herë që axhenda ia lejonte. Edhe sot bëjmë seks si të çmendur. Mundohem që të ruaj gjithmonë pak mister”, shprehet ajo për mediat italiane.