Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka qenë protagonistja e intervistës së emisionit ‘Express Rozë’, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së saj.
Në verën e 2017-ës , ajo solli këngën më të re, por nuk qe aktive me koncerte. Ajo pohon se i është kthyer profesionit për të cilin studion, drejtësisë dhe muzika për të do të mbetet një pasion.
Ajo ka shprehur edhe mungesën e nënës që ka dy vjet që nuk jeton më. Ajo e ka nisur muzikën që në moshën 14-vjeçare dhe thotë se i ka shijuar të gjitha të mirat dhe të këqijat e kësaj fushe.
Ndërsa e pyetur nga gazetarja se a do ndjekë ‘modën’ e kolegëve të saj që janë angazhuar në politikë ajo thotë se ka pasur disa propozime nga dy parti, jo më larg se 2-3 vjetësh, por nuk ka pranuar. Ajo thotë se është shumë e re dhe e sheh më të mundshme që pas moshës 35-vjeçare të merret me politikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al