19 Shtator, 2017

Bëhuni gati! Dafina Zeqiri sjell produksionin e ri muzikor


 

 

Jo, nuk është shaka! Periudha kur gjithçka shihnim nga Dafina ishin festat mbaroi. Këngëtarja më në fund ka realizuar këngën e saj të re, e këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të saj në Instagram. “Told Ya” është titulli i projektit të Dafinës, e mbështetja e fansave dhe kolegëve nuk ka munguar aspak.

Spotify dhe iTunes, ja se ku mund ta dëgjoni këngën e re të Zeqirit, edhe pse kjo e fundit ka lajme edhe më tej. “Së shpejti realizohet video”, ka shkruar Dafi.

Në një poster ngjyrë sepie, ku jashtë fokusit dallohen vetëm trupi i një femre të ulur përdhe, qendrojnë të shkruar në anë dhjetëra emra artistësh ndërkombëtarë, nga fusha e muzikës dhe kinematografisë. Ndër ta, dallohet i theksuar edhe emri i Dafinës, një konceptim ky interesant për prezantimin e këtij projekti të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al