Arbana Osmani erdhi në formë shumë shpejt pas lindjes së Diellit, falë kujdesit me ushqimin dhe konsumimit të shumë litrave ujë në ditë.
Ajo madje arriti të vishte fustane të dizejnuara për të tetë vite më parë, me të cilat ka prezantuar emisione të ndryshme.
Mirëpo, disa ndjekëse vazhdojnë ta gjykojnë për peshën dhe për mënyrën se si moderatorja vishet.
Së fundmi, Arbana publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto e veshur me një kostum rozë.
Mes komenteve të shumta, syrin ia tërhoqi njëri që i shkruante: “Bëj edhe pak fitness pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”.
Arbana zgjodhi t’i përgjigjej publikisht, duke i shkruar: “Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë, merr vlerë krejt tjetër”.
Disa javë më parë, Arbana u shpreh se në televizion del shumë më e shëndoshë seç është në të vërtetë. Ajo zgjodhi të vërtetonte fjalët e saj duke zgjedhur të vishte një palë xhinse të ngushta, të cilat i kishte që para shtatzënisë me Diellin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al