25 Maj, 2021

“Bëjmë disa muhabete që nuk ia themi…”- Bieta Sulo flet për raportin që ka me vajzën e Alban Dudushit, zbulon edhe profesionin që do të kishte nëse nuk do të ishte gazetare


Bieta Sulo ka folur së fundmi për raportin që ka me vajzën e bashkëshortit të saj, Alban Dudushit.

bieta sulo (7)

Joelle ka ardhur në jetë nga martesa e parë e moderatorit. Kur Bieta solli në jetë Kroin katër vite më parë, ajo mori rolin e motrës së madhe dhe siç moderatorja ka treguar e ka pritur me shumë entuziazëm lajmin e shtatzënisë.

bieta sulo (11)

Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Në kurthin e Piter Pan”, Bieta ka folur për raportin që ka me Joelle.

bieta sulo (10)

E pyetur nga fëmijët nëse vajza e Albanit është shoqja e saj, Bieta tha:

E kam shoqe të ngushtë madje, këtë duhet ta cilësojmë. Bëjmë disa muhabete që nuk ia themi të gjitha Albanit për shembull. I bëjmë ne të dyja kështu si shoqe.

 Ndonjë kritikë (për Albanin) sigurisht që e kemi, aq më tepër kur jemi me njëra-tjetrën që kemi gjëra që nuk na pëlqejnë, por jo. Në fund të ditës, Albani është babai më i mirë në botë”.

bieta sulo (13)

Bieta zbuloi se nëse nuk do të ishte moderatore dhe pjesë e gazetarisë, ajo do të kishte pasur dëshirë ta shihte veten si aktore.

bieta sulo (12)

Kjo sepse gjatë fëmijërisë, ka luajtur në filmin “Djali Elastik”, në të cilin ishte motra e personazhit kryesor.

bieta sulo (3)

Pas tij, ajo tregoi se mori disa propozime të tjera, por prindërit nuk e lejuan, sepse duhej të fokusohej tek shkolla dhe sepse diçka e tillë e lodhte shumë.

bieta sulo (1) bieta sulo (9) bieta sulo (4) bieta sulo (8) bieta sulo (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al