4 Mars, 2022

Bella Hadid i lë të gjithë gojë hapur me sfilatën e saj të fundit në ‘Javën e Modës në Paris’ (VIDEO)


E shfaqur plot klas dhe elegancë, Bella Hadid nuk i la pothuajse asnjë vend imagjinatës teksa ka mbyllur sfilatën e shfaqjes së Ludovic de Saint Sernin për Javën e Modës në Paris ditën e enjte.Modelja, 25-vjeçare, dukej plot vetëbesim teksa kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm ku dallohej gjoksi i saj i zbuluar dhe format perfekte trupore.

Fustani i gjatë dhe i derdhur pa mënge dhe i mbyllur deri në pjesën e fytit i cili ishte i koleksionit të fundit të Ludovic i la të gjithë me gojë hapur.

Ylli e kishte kombinuar veshjen me një palë çizme të zeza, duke theksuar bukurinë e saj me një grim sa më natyral dhe me flokët e lëshuara.

Bella tashmë ndodhet në Paris me të dashurin e saj aktual Marc Kalman, me të cilin u pa duke eksploruar qytetin ditën e martë.

Dyshja u bë publike për romancën e tyre korrikun e kaluar, kur ajo postoi një foto të saj dhe Marc duke shkëmbyer një puthje teksa vizitonin Kanën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al