20 Shtator, 2017

‘Bëmë mama, të të ngjaj”, ja çfarë bën vajza 5-vjeçare e Beyonce


Beyoncé postoi të hënën një montazh fotosh të vetes në Instagram, ku mbante një kombinim pink dhe blu, por ndërsa veshja esaj dukej e mrekullueshme si gjithmonë,  ishte e bija, Blue Ivy ajo që mori gjithë vëmendjen.

Këngëtarja e Lemonade ndau fotot më të këndshme të së bijës që po ecte me këpucët rozë, me xixa, me taka 10 cm para se të bëhej gati për në shtrat.

 

Blue Ivy kishte veshur një palë pizhama rozë dhe këpucët stileto Christian Louboutin Pigalle Follies të mamasë së saj, edhe pse i kishte shumë të mëdha.

Beyoncé i postoi këto foto disa ditë pasi ajo dhe bashkëshorti Jay-Z ndoqën Diamond Ball të Rihanna-s dhe surprizuan kastin  e Broadway në prapaskenën e  Dear Evan Hansen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al