2 Maj, 2022

Ben Affleck fotografohet duke punuar në ndërtimin e shtëpisë së re, J.Lo nuk ia ndan sytë


I veshur me xhinsa, t-shirt dhe një palë atlete blu, me duart me llaç, flokët me pluhur teksa mban tulla dhe kova- nuk po përshkruajmë një njeri çfarëdo por Ben Affleck. Ti mund të jesh një nga aktorët më të njohur në botë, por kjo nuk do të thotë se nuk do marrë pjesë në ndërtimin e shtëpisë tënde.

Ben dhe J.Lo kanë një ‘mision’ që lidhet me të gjeturin e një vendi ku të bashkojnë familjet e tyre. Dhe duket se dy yjet mund të kenë gjetur më në fund folenë e tyre ideale të dashurisë, pasi aktori 49 vjeçar, u pa shumë i përkushtuar në punë në Bel Air, ndërsa e fejuara e tij e shikonte.

Fituesi i çmimit “Oscar” u pa duke mbajtur një kovë me bojë dhe një bllok druri, dhe dukej se kishte bërë disa matje me telefonin e tij ndërsa vizitonte vendndodhjen të dielën.

Lopez dukej elegante për këtë rast teksa tregoi krahët e saj të tonifikuar e veshur me një fustan të zi. Ajo kishte vendosur një palë syze me ngjyrë rozë që ia mbronin sytë nga dielli i Kalifornisë. Gjithmonë me stil, ajo e aksesoi pamjen e saj me një palë rrathë floriri dhe i lidhi flokët e saj në stilin bisht.

Affleck i propozoi Lopezit për herë të dytë në prill – 18 vjet pas fejesës së tyre të parë të dështuar në vitin 2004. Ben dhe Jennifer fillimisht filluan të takoheshin në fillim të vitit 2002 pas takimit në xhirimet e filmit romantik-komedi “Gigli”. Ata ishin vendosur të martoheshin në shtator të vitit 2003, por e shtynë dasmën e tyre dhe përfundimisht u ndanë në janar të vitit 2004.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al