23 Prill, 2022

Ben Affleck i ka kërkuar një vajze në aplikacionin e takimeve të dilte me të para se të lidhej me Jennifer Lopez?


Në vend të Bennifer 2.0 mund të kishim…Bemma?

Po, sipas Emma Hernan të ‘Selling Sunset’. Në episodin e pestë të sezonit të pestë të spektaklit në ‘Netflix’ ajo pretendoi se Ben Affleck i kishte shkruar në aplikacionin e takimeve Raya pikërisht përpara se të ribashkohej me të fejuarën e tij Jennifer Lopez në prill të 2021.

Deklarata e saj erdhi gjatë një bisedë me Chrishell Stause, që pyeti nëse Ema e mbante mend kur Ben Affleck u bë viral, sepse ai i dërgoi një vajze diçka, duke iu referuar videos virale të majit 2021 të fituesit të Oskarit, në të cilën ai dyshohet se kontaktoi me një grua që kishte refuzuar të njihej me të në platformë, sepse ajo mendonte se nuk ishte adresa e tij e vërtetë por ishte një mashtrim.

Ema jo vetëm e kishte parë videon por shtoi se edhe ajo po ashtu kishte marrë disa mesazhe nga ylli i ‘Gone Girl’. “Ai mund të më ketë dërguar disa mesazhe dhe më ka kërkuar të dalim për kafe disa herë.” – deklaroi ajo.

Por, pavarësisht ftesave të shumta për kafe, ata nuk dolën asnjëherë. Ema shpjegoi se ajo kurrë nuk pati një shans për të takuar aktorin përpara se ai të rikthehej me Jennifer Lopez në maj 2021. “Ti mund të kishe prishur ‘Bennifer’! Ai ishte në kërkim.“- tha e befasuar Chrisell.

Pas këtyre deklaratave, përfaqësuesi i Ben Affleck tha në një deklaratë për E! News, se ai nuk ka qenë pjesë e aplikacionit prej vitesh.

Dhe duket se Beni ka gjetur atë që po kërkonte! Më 8 prill, Jennifer konfirmoi se ajo dhe Beni ishin fejuar për herë të dytë – gati dy dekada pasi ata u ndanë në 2004.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al