22 Maj, 2022

Ben Chilwell sërish beqar! Futbollisti i jep fund lidhjes me ish-të dashurën e Lewis Hamilton, Camila Kendra


Ben Chilwell thuhet se është sërish beqar pasi i dha fund romancës së tij të përfolur me ish-të dashurën e Lewis Hamilton, Camila Kendra.

Futbollisti i Chelsea-t ndezi fillimisht thashethemet për lidhje me modelen në fund të vitit të kaluar, kur Camila ndau fotot që dukej se ishin në shtëpinë e tij. Por dyshja besohet se kanë ndërprerë çdo raport. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram teksa një burim i ka thënë ‘The Sun’ se : “Ben dhe Camila po shijonin vërtet shoqërinë e njëri-tjetrit. Por romanca e tyre duket se u shua pothuajse kur sapo filloi. Ata nuk po flasin më dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.” Dyshja u lidhën nëntorin e kaluar kur Camila u pa në stadiumin e Chelsea-t, Stamford Bridge, ku kampionët në fuqi të “Champions League” fituan 4-0 ndaj Juventusit.

Camila ka qenë më parë në lidhje me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton.  37 vjeçare u tha se ishte afruar me Camila vitin e kaluar, pasi ajo postoi foto me këmishën e tij në shtëpinë e tij në Kolorado.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al