Kim Kardashian është fotografuar për herë të parë pas finalizimit të divorcit mes saj dhe Kanye.
Të mërkurën, ylli i KUWTK u pa në publik në të njëjtën ditë kur gjykata vendosi në favor të saj, duke pranuar kërkesën e saj për t’u shpallur ligjërisht beqare dhe për të zgjidhur çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe parave më vonë.
Kim dukej mjaft elegant me një bluzë portokalli të ndezur Balenciaga teksa u fotografua me vajzën tetë vjeçare North. Ndonëse mbante maskë dhe syze, Kim dukej në gjendje të mirë.
Ndryshe nga ajo Kanye ka qenë i trishtuar. Reperi është fotografuar në një kafe në Miami. I veshur me të zeza, ai dukej në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike.
Më herët ditën e sotme, E!News raportoi se “Kim është në ankth për të ardhmen, por është ka shumë shpresë. Ajo shpreson se pjesa tjetër e procesit të divorcit do të jetë miqësore për hir të fëmijëve dhe ajo dhe Kanye do të jenë në gjendje ta kalojnë atë në mënyrë paqësore”.
Pak orë pas divorcit ylli i hip-hop-it publikoi një klip, në të cilin shfaqej duke “varrosur” figurativisht të dashurin e ri të Kimit, Pete Davidson.
Kim është në lidhje me komedianin që nga njohja e tyre në tetorin e vitit të kaluar dhe duket se Kanye nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka sulmuar disa herë publikisht Pete.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al