27 Dhjetor, 2017

“Bëra marrëdhënie e dehur por zgjimi i mëngjesit më tmerroi, në shtrat kisha…”


Vese të caktuara që kanë persona të ndryshëm shpesh janë pasojë e një fëmijërie jo të shëndetshme.

Ky është edhe rasti i një vajze të re, e cila ka nisur të konsumojë alkool dhe madje edhe lëndë narkotike, aq sa nuk arrin dot të kontrollojë veten dhe limitet e saj.

E gjendur përpara një situate të cilën vetë ajo nuk mundet ta zgjidhë pavarësisht dëshirës, vajza i ka kërkuar ndihmë psikologes së “The Sun” përmes një letre anonime.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Letra e vajzës

” Isha aq e dehur sa nuk e kuptova se si përfundova duke bërë seks me një banakier, të cilin sapo e kisha njohur.

Më shikonte gjatë gjithë natës, duke flirtuar dhe bërë komente seksi. Vëmendja qe më kushtoi më bëri të ndjehem shumë mirë edhe pse sapo e kisha njohur.

Ai është 22 ndërsa unë 24 dhe vetëm pak minuta më vonë përfundova në apartamentin e tij duke bërë seks. E di që po shkatërroj jetën time…

Unë punoj në një zyrë me tre gra të vjetra të cilat nuk dinë te argëtohen, marrëdhëniet me prindërit dhe me vëllezërit nuk i kam shumë të mira dhe as shoqëri nuk kam shumë.

Ndërsa të dashurin tim e njoha kur isha 18-vjeç, e doja shumë por ai më gënjente dhe tradhtonte. Pas kësaj e kisha të vështirë të krijoja lidhje të reja.

Tani kur dal nëpër lokale nate pi shumë alkool, për të shtuar besimin tek vetja, madje kam filluar të marr edhe drogë. E urrej këtë zakon që kam por sërish vazhdoj të bëj të njëjtat gabime.

Gjithashtu bëhem paranoike se mos ngel shtatzënë dhe kam probleme edhe me kontrollimin e nervave. E di çfarë problemesh kam por nuk di çfarë të bëj për ti rregulluar ato”.

Përgjigjja e psikologes

“E njëjta ndjenjë nevoje që të bënte të qëndroje me djalin që të keqtrajtonte, të bën tani të pish drogë, të dehesh dhe të bësh seks të rastësishëm.

Problemet e tua vijnë që nga fëmijëria…Zhduki djajtë e së shkuarës, lëri ato pas, dhe fillo një jetë të re”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al