29 Tetor, 2024

Bëri bujë lajmi se në dasmën e saj mungonin familjarët! Bashkëshorti i Dafina Zeqirit ironizon mediat: Wow, çfarë po ndodh…


Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe biznesmeni Kreshnik Gjergji, kurorëzuan dashurinë e tyre këtë të shtunë (26 tetor) me një dasëm madhështore.

Ajo që u vu re ndjeshëm ishin pjesëmarrësit e shumtë që morën pjesë në dasmën e këngëtares. Mirëpo u përfol që disa nga familjarët e Dafinës nuk ishin të pranishëm në dasëm si motra, mamaja dhe të tjerë.

Ky detaj u diskutua mjaft në mediat rozë ndaj edhe vetë, tashmë bashkëshorti i Dafinës ka bërë një postim me të cilin ka ironizuar lajmet.

Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al