Prej disa muajsh, Loredana Zefi ka ngritur dyshime për një fëmijë të dytë.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me një fëmijë në krahë, duke “i bindur” të gjithë se është bërë nënë për herë të dytë në fshehtësi.
Ajo vendosi emojin e një familjeje krahas postimit, në të cilën shiheshin dy fëmijë. Nga ana tjetër, Mozzik e ripublikoi në Instastory-n e tij këtë imazh të ish-bashkëshortes.
Por, “Prive” ka mësuar se ish-çifti nuk janë bërë prindër për herë të dytë.
Loredana nuk është shtatzënë dhe fotot janë shkrepur gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re që Loredana dhe Mozzik do të publikojnë së shpejti. Dyshja do të vijë me një duet pas shumë kohësh.
Tematika e këngës ka të bëjë me familjen, prandaj do të ilustrojë krijimin e familjes së tyre.
Meqënëse fotot nga xhirimet janë publikuar, atëherë projekti i tyre muzikor mund të publikohet shumë shpejt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al