9 Nëntor, 2017

Bes Kallaku dhe Ilir Meta bëhen bashkë, gati projekti i ri për kauzën humane


Raporti mes Bes Kallakut dhe Ilir Metës është më shumë sesa një marrëdhënie bashkëpunimi, ata janë miq shumë të mirë , saqë ne e pamë me figurë e zë sesi presidenti ‘e dogji’‘ në dasmën e Besit. Dyshja e njohur vazhdimisht shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se të dy janë në fusha të ndryshme, si politika dhe aktrimi.

Sot presidenti i Republikës, e ka pasur të ftuar në Presidencë, Besin. Të dy kanë realizuar një foto para një peme me shegë, dhe Meta me humor shkruan se jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Ai shkruan gjithashtu se takimi me Besin në Presidencë ka ardhur në kuadër të “Javës së Fëmijëve Jetim”. Me siguri Meta dhe Kallaku kanë një projekt për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve jetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al