Bes Kallaku dhe Erion Isai do të jenë bashkëprezantuesit e “Kënga Magjike” së bashku me Ardit Gjebrean. Duket se provat kanë filluar dhe dy aktorët e humorit janë duke u përgatitur fort e ndër surprizat do të jetë dhe një këngë e tyre.
Në një foto të publikuar në profilin e Instagaramnit të Besit, ata shihen në studio duke regjistruar këngën, që me siguri do të jetë plot batuta.
Duket se Besi po e bën Erionin si “veten” dhe po i tregon rrugën e muzikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al