27 Shtator, 2017

Bes Kallaku uron Pajën me batutën e Portokallisë: Gazmend , gëzuar të keqen vëllai…


Padiskutim që humori i tyre do i mungojë shumë publikut në sezonin e ri që nis të dielën.

Sot aktori i humorit Gaz Paja feston ditëlindjen dhe kolegu i tij, Besi e ka uruar në Instagram me një mesazh të veçantë:

“Ky shoku sot ka ditëlindjen, që e rujt Zoti. Gazmend, gëzuar të keqen vëllai. Vetëm gaz paç në jetë. Je si shpirt”,- shkruan Besi.

Këto fjalë dhe fotografia që e shoqërojnë urimin tregojnë më së miri se Besi është larguar nga ‘Portokallia’, por jo nga rolet e tij dhe personazhet në lëkurën e të cilëve ka interpretuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al