10 Nëntor, 2017

Besi dhe Xhensila japin lajmin e bukur, së shpejti do të bëhen prindër


Menjëherë pas dasmës, u përhap me shpejtësi lajmi se Xhensila ishte shtatzënë. Aludimet filluan pas një fotoje të Xhensilës ku barku i dukej paksa i rrumbullakosur.

Sipas “Xing”, këto aludime ranë poshtë kur nëna e Besit e ftuar në një emision u shpreh se Xhensila i kishte thënë se për 2 vjet nuk kishte ndërmend. 

Megjithatë duket se çifti kanë vendosur të mos presin më gjatë dhe i ftuar sot në “Wake up”, Besi ka zbuluar se ai dhe Xhensila po përgatiten që të sjellin në jetë një fëmijë.

“Xhensila nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. Ajo e ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje”, u shpreh Besi. “Ne po përgatitemi, po kur ta sjellë Zoti…”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al