17 Maj, 2018

Besi nxjerr foton dhe tallet keq me kirurgun plastik: Skerdi Faria kur ishte i virgjër


Aktori i humorit Bes Kallaku nuk i ndal shakatë me personazhet e njohur të ekranit. “Viktimë” e shakave të tij këtë herë ka qenë kirurgu plastik Skerdi Faria, i njohur ndryshe si mjeku i VIP-ave shqiptarë.

Këtë herë mesa duket Skerdit i ka dalë jashtë kontrollit një foto e vjetër, e cila është shfrytëzuar nga Besi më së miri. Aktori ka postuar foton në “Instastory”, ku mbi të janë shkruar fjalët” “Skerdi Faria kur ishte i virgjër”. Me këtë nënkuptohet se edhe vetë doktori i është nënshtruar ndërhyrjeve sepse duket shumë ndryshe.

Por Besi nuk i lë me kaq shakatë, poshtë fotos ai shkruan: “Skerdi Faria kur dilte ekskursion te liqeni”. Kujtojmë se të dy djemtë kanë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin dhe me siguri që mjeku kirurg nuk e ka keqinterpretuar shakanë e aktorit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al