12 Prill, 2022

Beteja ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard, deklaratat kontradiktore në sallën e gjyqit


Avokatët e Johnny Depp e quajtën Amber Heard një gënjeshtare, “të fiksuar” pas imazhit të saj, në hapjen e seancës gjyqësore mesh ish-çiftit. Por, të kundërtën thanë avokatët e Heard, të cilët deklaruan se aktorja ka duruar ngacmime emocionale, verbale dhe fizike nga Depp.

Çështja u ngrit pas një artikulli nga Heard në të cilin ajo pretendonte se ishte viktimë e abuzimit në familje. Nga ana tjetër aktori ka mohuar çdo akuzë dhe ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shifje për 50 milionë dollarë (38 milionë funte).

Një numër i madh njerëzish tashmë janë mbledhur jashtë gjykatës së Virxhinias për gjyqin, që pritet të zgjasë deri në shtatë javë.

Brenda betejës ligjore të Johnny Depp dhe Amber Heard

Çështja që po shqyrtohet në gjyq është artikulli i Heard në vitin 2018 në Washington Post, duke e përshkruar veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Depp e ka paditur atë duke pretenduar se artikulli – i cili nuk e përmend atë me emër – është shpifës dhe i prishi karrierën e tij.

Heard nga ana e saj e ka paditur aktorin me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Camille Vasquez, një avokate e Depp, u tha juristëve se Heard kishte qenë agresorja më e madhe gjatë gjithë marrëdhënies.

“Ajo e qortonte, i bërtiste. Ai thjesht tërhiqej,” tha zonja Vasquez. “Heard sajoi një rol për vete si viktimë,” vazhdoi ajo, “pasi Depp i kishte kërkuar divorcin në përpjekje për të “shmangur poshtërimin”.

“Ajo është e fiksuar pas imazhit të saj publik”, tha ajo. “Ajo prej vitesh jeton dhe merr frymë këtë rol dhe po përgatitet të japë performancën e jetës së saj”.

Nga ana tjetër, avokatët e Heard pretenduan se aktorja kishte duruar ngacmime emocionale, verbale dhe fizike nga duart e Depp.

Depp dëshiron ta “përndjekë atë, për të shkatërruar karrierën e saj”, tha avokati Ben Rottenborn.

Gjyqi do të transmetohet drejtpërdrejt dhe përfshin një numër dëshmitarësh të profilit të lartë.

Mes tyre do të jenë Elon Musk dhe James Franco, të cilët do të shfaqen në emër të Heard, dhe aktori britanik Paul Bettany, i cili do të marrë qëndrimin për mikun e tij Depp.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al