23 Shtator, 2017

Beyonce dhe Jay Z blejnë shtëpi të re, ja shuma marramëndëse


E! News ka mësuar se Beyonce dhe Jay Z kanë blerë shtëpi me shtatë dhoma gjumi në komunitetin luksoz të East Hampton, New York.

Për 26 milionë dollarë, çifti dhe fëmijët e tyre do të gëzojnë një pronë me 12 mijë metra katrorë.

Prona gjithashtu përmban një vilë prej 1.800 metra katrorë, me kuzhinë të madhe, dy dhoma gjumi dhe banjë.

 

Brenda shtëpisë kryesore, ka pajisje moderne duke përfshirë banjat që janë të skalitura në mermer, të zgjedhura në Verona të Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al