Edhe pak ditë kanë mbetur që Anxhela Peristeri të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision-it”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Këngëtarja ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë provat e para.
Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.
Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.
Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike.
Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.
Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al