12 Nëntor, 2017

Big Mama del hapur: Nuk ka dasmë , jam ndarë nga i dashuri


Prej disa kohësh në media kanë qarkulluar lajme se Big Mama ishte në përgatitje e sipër për dasmën e saj që supozohej të ishte brenda kësaj vjeshte. E ftuar këtë të shtunë në ‘Thumb’ këngëtarja ka treguar më shumë rreth kësaj historie që e ka quajtur një aludim të medias dhe madje ajo është ndarë nga i dashuri.

“Asnjëherë me gojën time nuk kam thënë se do të bëj dasmë. Vetëm kaq kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova por nuk shkoi edhe kaq. “,- është shprehur këngëtarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al