9 Tetor, 2017

Big Mama i nënshtrohet operacionit para martese, ja nga se vuan këngëtarja


Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Big Mama, e cila gjithmonë është njohur për tipin e saj shumë karizmatik dhe moskokëçarës, para disa muajsh i është nënshtruar një operacioni të vështirë ndërsa realizoi një ndërhyrje gastrike për të rënë në peshë .

Në fakt sikundër e keni parë edhe në eventet e fundit ku ka marr pjesë në aspektin fizik këngëtarja është bërë më tërheqëse dhe shumë herë më elegante sesa më parë dhe atributet për këtë i ka rënia në peshë. Ndërkohë që të gjithë presim që ajo të martohet, pasi e ka deklaruar se do i jap fund beqarisë shumë shpejt, prej saj vjen edhe një lajm i ri, që ka të bëjë me një operacion të radhës që këngëtarja do ndërmarr.

Ajo ka lajmëruar se do i nënshtrohet një ndërhyrjeje në sy, për të eliminuar përdorimin e syzeve.

“Vendosa që të operohem, korrigjimi i dioptrisë me laser është shpëtim për mua.  Shihemi pas operacionit, pa syze dhe thjerrëza. P.S Besoj se do jetë operacioni i fundit për këtë vit”,-ka shkruar ajo në rrjete sociale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al