Big Mama ka qenë e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ’’Rudina’’ ku ka treguar më shumë rreth jetës së saj profesionale, por edhe asaj private. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Besiana Kasami ka rrëfyer për Rudinën edhe një histori tragjike që lidhet me emrin e saj artistik.
“Big Mama ma ka lënë shoku im i ngushtë i ndjerë. Unë isha 17-vjeçare, ai 18 vjeç. Lirakut i kam kushtuar edhe një këngë. Kur dola për herë të parë në skenë me emrin e vërtetë, Besiana, nuk pati ndonjë impakt të madh. Ndërsa një vit më vonë, pas ndarjes së tij nga jeta (në atë kohë ishte Nota Fest), viti 2004, impakti ishtë i jashtëzakonshëm. Vendosa të dal me këtë emër në kujtim të tij dhe në këtë mënyrë do ta kujtoj gjithmonë”, – tha Besiana, e cila, ka vendosur ta ruajë gjithmonë kujtimin e mikut të saj të ndjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al