U tha se ajo kishte planifikuar që në këtë periudhë do të martohej me partnerin e saj, por ndërsa të gjithë prisnin ditën e madhe dhe në media lajmi po përflitej shumë, historia mori kthesë tjetër.
Në fillim u tha se data do të shtyhej pasi iu duhej kohë për t’u përgatitur e ndërsa vetëm pak kohë më parë në një intervistë për “Thumb”, Big Mama tregoi se i ka dhënë fund përfundimisht romancës së saj.
E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ këngëtarja ka sqaruar se nuk ishte planifikuar asnjë dasmë, teksa shtoi se ka qenë në një lidhje serioze, por ndarja është definitive.
“Nuk ishte planifikuar dasmë, portalet më kanë martuar. Unë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private. Por, kam qenë dhe dua të jem transparente me publikun. Kam thënë diku që jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kaq u desh dhe portalet më martuan.
E vërteta është që isha në një lidhje, por nuk eci dhe ndarja është definitive, jemi dy tipe të kundërt. Unë përshëndes familjen e tij, kemi kaluar shumë bukur, gjithçka ishte me mirëkuptim”, tha këngëtarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al