16 Maj, 2022

Billboard Music Awards/ Doja Cat filmohet duke pirë cigare para se të ngjitej në skenë për të marrë çmimin, pamjet bëhen virale


Megjithëse është hera e distatë që fiton çmime të rëndësishme për karrierën e saj, duket se Doja Cat ka ende nevojë për pak “ndihmë” para se të ngjitet në skenë.

Artistes iu deshën disa momente për t’u ngjitur në skenë, pasi duhet të pinte koktejin që kishte në tavolinë dhe të tymoste cigaren elektronike (vape) që mbante në duar.

Pasi piu dhe tymosi, ajo u ngjit në skenë, duke hedhur cigaren elektronike në tokë.


Ky moment ka marrë shumë reagime nga fansat në Twitter. Shumë njerëz ndanë dashurinë e tyre për Doja Cat për faktin që është gjithmonë vetvetja e saj dhe autentike.

Përdoruesit e Twitter ndanë reagimin e tyre ndaj momentit të tymosjes: “Ajo jam unë” , “Kjo është krejtësisht e kuptueshme” dhe “Kur bie telefoni kur punon me telekomandë”.

Fansat besnikë të Doja Cat, e dinë se kjo nuk është hera e parë që ajo pi duhan në ekran. Ajo është kapur duke tymosur aksidentalisht disa herë në Instagram gjatë videove live.
Artistja mori dy çmime; albumi Top Rhythm and Blues dhe Top Rhythm and Blues Female Artist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al