Billy Crystal bëri homazhe për njerëzit e tij të afërt nga Ukraina ndërsa mori çmimin “Lifetime Achievement” në Critics’ Choice Awards.
“Dua t’ju falënderoj për këtë çmim të mrekullueshëm. Për të gjithë kritikët, kjo mund të jetë hera e parë që ne vërtet biem dakord për diçka.” -tha Crystal, duke shtuar “Nuk e mbaj mend kur kam punuar më shumë apo jam argëtuar më shumë në një projekt. Nesër do të jem 74 vjeç dhe nuk më kujtohet”, tha ai me shaka.
Komediani foli më pas për ndikimin e familjes së tij në karrierën e tij dhe ua dedikoi atyre çmimin e madh.
“Jemi njerëz funny, argëtues, por ne fillojmë duke i bërë prindërit tanë të qeshin, familjen tonë, miqtë tanë. Pra, para se të isha aktor humori, rrija në një tavolinë kafeje duke imituar të afërmit e mi, të cilët ishin shpirtra të gëzuar, shumë prej tyre nga Rusia, gjyshet e mia ishin nga Odessa dhe Kievi. Ata shpëtuan nga masakrat duke ardhur në Amerikë, ku mund të jetonin të lirë nga tirania. Dhe të qeshurat e tyre janë të parat që kam marrë ndonjëherë në jetën time.”
Duke nderuar të afërmit e tij, ai shtoi, “Unë ia kushtoj këtë çmim atyre njerëzve të mrekullueshëm në dhomën tonë të ndenjes në Long Ridge, Long Island, e qeshura dhe gëzimi i të cilëve nisën një djalë pesëvjeçar në rrugën e tij drejt këtij momenti. Unë lutem që disi, në një farë mënyre, të ketë të qeshura dhe gëzim në atë pjesë të botës edhe një herë. Çmimi për arritjen time të jetës është familja ime”.-tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al