Një modele ruse është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Dubai, e si pasojë ka thyer shtyllën kurrizore. Ajo ka bërë këtë veprim për t’i shpëtuar një biznesmeni që ishte përpjekur ta përdhunonte e ta vriste.
“Daily Mail” shkruan se ajo është Ekaterina Stetsyuk, nga Irkutsk i Siberisë. 22-vjeçarja u ka treguar të afërmve të saj se kishte refuzuar që të bënte seks me biznesmenin që i kishte vendosur një thikë në fyt.
Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka deklaruar të kundërtën. Sipas tij, ishte modelja ajo që e kishte sulmuar atë dhe tashmë ajo është nën arrest në spital.
Por këtë version e ka hedhur poshtë mamaja e Ekaterina-s, e cila ka thënë se biznesmeni amerikan i kishte vendosur një thikë në fyt para se ajo të hidhej nga ndërtesa për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj.
Ndërkohë ngjarja ka ndodhur më 3 mars, por është bërë publike vetëm tani nga familjarët, pasi u ishte premtuar ndihmë nga konsullata ruse e u ishte kërkuar që të mos bënin publike një gjë të tillë.
“Ata na kërkuan që të mos flisnim me mediat, por tani nuk e dimë kujt t’i besojmë”, ka deklaruar mamaja e 22-vjeçares.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al