15 Prill, 2022

“Bjond me sy blu”/ 4 karakteristikat e partnerit të Beniada Nishanit


Benaiada Nishani vazhdon të ngjallë shumë kuriozitet tek njerëzit dhe një nga gjërat përreth të cilës duan të dinë më shumë është jeta romantike.

Beniada ka deklaruar shpesh se nuk do e kishte aspak problem që partneri i saj të ishte ‘i varfër. Por çfarë kriteresh ka ajo rreth pamjes së jashtme? Këtë e ka zbuluar sot gjatë intervistës në “Wake Up” në Top Channel.

Më saktë ka qenë Argjira Spanca ajo që zbuloi katër karakteristikat e partnerit ideal të Beniadës dhe kjo e fundit e pohoi: Bjond, me sy blu ose jeshil, pa bark dhe romantik.

Argjira: Nuk duhet të kesh bark të madh. I pëlqejnë bjond, sy blu ose jeshil.

Beniada: E dua beb bjond me sy bojqiell ça të bëj…

Isli: Unë e hoqa mjekrën kastile

Beniada: Nuk ka rëndësi mashkulli nga ana fizike, të jetë i mirë, mua nuk më pëlqen t’i shkoj nga pas tyre. Më pëlqejnë njerëzit romantik.

Po ashtu, modelja foli edhe për paraqitjen e saj në emisionin Tiki-Taka i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset.

“Është një periudhë shumë e bukur. Më ftuan te Tiki-Taka një nga programet më të ndjekura. Bëra dhe një photo-shooting. Kam qenë edhe herë të tjera në Mediaset. Italia ka një energji të paparë. Takova miqtë e mi. Kur më thirri moderatori mu drodh trupi për herë të parë. Ishte një moment magjik. Nuk dua ta marr me vrull të madh. Fama e momentit mund të duroj disa muaj dhe pastaj vjen Big Brother tjetër. Avash-avash.” – u shpreh ajo. (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al